Aktuale

Një tjetër e shtunë vendimtare për PS-në/ Rama mbledh socialistët e Tiranës, ja çfarë pritet të ndodhë

Këtë të shtunë, 21 nëntor, kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë së Tiranës. Ai do të jetë i shoqëruar nga dy bashkëkryetarët e sapoemëruar të Partisë Socialiste në kryeqytet, përkatësisht Albana Koçiu dhe Ervin Demo.

Behet me dije se, do të diskutohet lidhur me organizimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale, ku patjetër Tirana është bashkia më e rëndësishme.

Të shtunën që lamë pas, më 14 nëntor, u zhvilluan punimet e Asamblesë Kombëtare në Gjirin e Lalëzit, në Durrës. Në fokus të diskutimeve ishte pikërisht riorganizimi i strukturave të partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit 2027.

Vendimmarrja e Asamblesë solli ndryshime të rëndësishme në drejtimin e partisë në Tiranë, ku kryebashkiaku Erion Veliaj u la jashtë strukturave drejtuese, duke ruajtur vetëm statusin e anëtarit të thjeshtë.

Ndërkohë, nga forumet drejtuese u larguan edhe Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca.

Paralelisht me riorganizimin e strukturave, socialistët kanë ndezur ‘motorët’ me nisjen e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për 46 bashkitë e vendit.

Prokuroria e Tiranës thërret drejtuesen e Korporatës së Investimeve, ja për çfarë do të merret në py...

Prokuroria e Tiranës thërret drejtuesen e Korporatës së Investimeve, ja për çfarë do të merret në py…

Makina merr përpara të riun, 34-vjeçari ndërron jetë në vendngjarje (EMRI+FOTO)

Makina merr përpara të riun, 34-vjeçari ndërron jetë në vendngjarje (EMRI+FOTO)

Hiqej si polic në Tiranë, por një detaj e tradhtoi! Ajo që iu gjet në shtëpi habit 'kolegët' e tij

Hiqej si polic në Tiranë, por një detaj e tradhtoi! Ajo që iu gjet në shtëpi habit ‘kolegët’ e tij

Gruaja bëhet makth i bizneseve të Tiranës, rekrutohet në Exchange si punonjëse dhe vjedh 5 mijë euro...

Gruaja bëhet makth i bizneseve të Tiranës, rekrutohet në Exchange si punonjëse dhe vjedh 5 mijë euro…

Të Ngjashme