Aktuale

Nga grabitja duke u hequr si policë te tentativa e vrasjes/ Zbulohen detaje të reja nga konflikti në burgun e Reçit, kush janë dy të dënuarit e përfshirë në përplasje (EMRAT)

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me përplasjen fizike të regjistruar në burgun e Reçit, ku dy të dënuar janë përfshirë në një konflikt mes tyre.

Sipas informacioneve, personat e përfshirë janë Altedi Jolldashi dhe Sebastian Ogiçi, të cilët vuajnë dënimet për vepra të ndryshme penale.

Raportohet se, Sebastian Ogiçi është dënuar për vjedhje me armë dhe dhunë në bashkëpunim.

Sipas dosjes hetimore, në vitin 2022, në Tiranë, ai dhe persona të tjerë dyshohet se janë paraqitur si efektivë të antidrogës dhe, nën kërcënimin e armës, i kanë kërkuar një 32-vjeçari t’u dorëzonte çantën.

Ndërsa Altedi Jolldashi është dënuar me 6 vite burg për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Ai u përfshi në vitin 2024 në një shkëmbim zjarri në Pogradec, ku mbeti i plagosur. Më herët, në vitin 2020, ishte arrestuar për transportim të lëndëve narkotike.

Pas incidentit në institucionin e vuajtjes së dënimit, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në përplasjen mes dy të dënuarve.

Vrasja e të moshuarit në Korçë, flet fqinji i viktimës: Nuk i binte në qafë askujt, edhe me djemtë s...

Vrasja e të moshuarit në Korçë, flet fqinji i viktimës: Nuk i binte në qafë askujt, edhe me djemtë s…

Amnistia penale, ja kur priten të lirohen 60 të dënuar

Amnistia penale, ja kur priten të lirohen 60 të dënuar

E FUNDIT/ Kërcet thika në vend, 26-vjeçari përfundon në spital

E FUNDIT/ Kërcet thika në vend, 26-vjeçari përfundon në spital

Euro dhe dollari nuk ndalin rënien, sa këmbehen sot

Euro dhe dollari nuk ndalin rënien, sa këmbehen sot

Të Ngjashme