Lajme

“Një akt terrorist shtetëror”/ Haziri rikthen akuzat për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe përmend dy emra

Në 28-vjetorin e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë, analisti Nexhat Haziri ka rikthyer në vëmendje një prej rasteve më të debatueshme të periudhës së luftës dhe viteve të para të pasluftës në Kosovë.

Përmes një reagimi në Facebook, Haziri e cilëson vrasjen e ish-ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës si një ngjarje që, sipas tij, mbetet ende e pazbardhur dhe ngre pikëpyetje të mëdha mbi përgjegjësinë institucionale dhe politike për këtë akt, përcjell “Bota sot”. Analisti ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj strukturave të kohës në Tiranë dhe ka përmendur edhe emrat e Xhavit Halitit dhe ish-shefit të SHISH-it, Fatos Klosit, si persona për të cilët, sipas tij, drejtësia nuk është përballur asnjëherë me përgjegjësi lidhur me këtë rast.

Reagimi i plotë:

Një vrasje që akuzon një shtet!

Lufta speciale ndaj Ibrahim Rugovës dhe LDK-së ishte skenar i përgatitur nga qeveria komuniste e kohës në Tiranë dhe e krijesës së saj ideologjike, të quajtur LPK. Viktimë e kësaj lufte është Kol. Ahmet Krasniqi, i cili u ekzekutua para 28 vitesh në mes të Tiranës, në një akt terrorist shtetëror.

Mungesa e vullnetit politik ka qenë, është edhe sot e kësaj dite, pengesë për zbardhjen e vrasjes së Kol. Ahmet Krasniqit, ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Dy njerëz, si të dyshuarit kryesorë, Xhavit Haliti dhe Fatos Klosi, ish-shefi i SHISH-it, asnjëherë nuk u përballën nga institucionet e drejtësisë për këtë vrasje.

Të Ngjashme