Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Një ditë pas aksionit në veri, Sveçla u premton shtesat e rrezikshmërisë policëve

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, i shoqëruar nga Kryetari i Shoqatës Sindikale të DRP Mitrovicës së Jugut, Avni Tahiri, sot ka vizituar Kampin e Njësive të Specializuara Policore në Belvedere.

Aty ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë z.Gazmend Hoxha me stafin e tij menaxhues, Ministrin e MPB-së Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorët e tij, Drejtoreshën e DRP-së të Mitrovicës së Jugut Kolonel Afërdita Mikullovci, Zëvendës Drejtorin e DRP-së të Mitrovicës së Veriut Nënkolonel Veton Elshani dhe Komandatin e NJSO-së Major Amir Gërguri.

Gjatë këti takimi Kryetari i Sindikatës u informua se gjendja shëndetësore e policëve të lënduar, një ditë më parë, është e mirë dhe pa ndonjë rrezik për jetë.

Po ashtu u informua se sot gjendja është e qetë dhe pa asnjë incident, kurse Policia e Kosovës janë duke i kryer detyrat e tyre me profesionalizëm të lartë sipas autorizimeve ligjire dhe kushtetuese.

Sa u përket kushteve, u tha se policia janë të kompletuar me të gjitha pajisjet dhe mjetet e nevojshme logjistike për kryerjen e detyrave zyrtare.

Në këtë takim, me Ministrin e MPB-së Xhelal Sveçla, u diskutua edhe për mosekzekutimin e shtesave për rrezikshmëri dhe kërkesat e tjera nga Sindikata.

Sveçla tha se është duke u punuar për të gjitha por pa caktuar ndonjë afat kohor, por deklaroj se është shumë i vendosur që të bëjë më të mirën e mundshme për policinë.

Kryetari i Sindikatës ka vizituar edhe Drejtorinë Rajonale dhe Stacionin Policor të Jugut të Mitrovicës ku ka takuar zyrtarët policorë dhe eprorë nga të cilët është njoftuar drejtëpërdrejt për kushtet dhe kërkesat e tyre siq janë: shtesat për rrezikshmëri, sigurimi shëndetësor, Ligji për pensionim si dhe kërkesa tjera të njohura për të gjithë.

Përkundër kërkesave, vullneti dhe morali i policëve dhe eprorëve ishte në nivelin më të lartë sa i përket kryerjes së detyrave zyrtare në mbrojtje të rendit, ligjit e kushtetushmërisë së vendit.

Related posts
Lajme

Ferdinant Dimo merr zyrtarisht komandimin e Forcës Ajrore

Lajme

Tahiri: Kurti mund ta humbë pushtetin, por po e humb shtetin

Lajme

Kuvendi mban tri seanca plenare, njëra për rezervat shtetërore

Lajme

Gazetari zbardh detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri në Tiranë, dyshohet se autori iku me makinë