Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Një histori me gazetaren? Shikimet e Mesit me Sofi Martinez terbojnë Antonelën (Video)

Lionel Mesi ka përsëri gjithë botën nën këmbët e tij si fituesi për herë të 8 i “Topit të Artë”. Por pikërisht ceremonia e fitores së këtij trofeu, ka sjellë jo pak telashe në shtëpinë Mesi, me shkaktare Sofi Martinez.

Gazetarja e njohur argjentinase, ka miqësi me Leon dhe në vendlindjen e “Pleshtit” tani insistojnë kjo ka filluar të shqetësojë gruan e tij, Antonelën.

Që në momentin kur familja Mesi ishte në tapetin e kuq para startit të ceremonisë, Sofi u zgjat e thuajse doli para kamerave për t’u folur të gjithëve, duek filluar nga fëmijët për të vazhduar edhe me Leon e Antonelën.

Më pas, në fund të mbrëmjes, ajo priti për t’i marrë intervistë Mesit e vetme dhe pamjet e shikimeve mes të dyve, kanë bërë xhiron e rrjetit.

Nuk janë të paktë ata që aludojnë për diçka mes tyre dhe tanimë në mediat rozë në Argjentinë insistojnë se Antonela është inatosur nga këto video që kanë filluar të qarkullojnë gjerësisht.