Lajme

“Një i çmendur – çmend krejt një vend”, Dosti godet Ramën – përmend lidhjet e tij me Vuçiqin e Macronin

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke komentuar protestat e qytetarëve dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Në një reagim të gjatë në Facebook, Dosti vë në kontrast qëndrimin e shqiptarëve që, sipas tij, prej 82 ditësh vijojnë të qëndrojnë në shesh duke kërkuar dorëheqjen e Ramës, me aktivitetet dhe paraqitjet publike të kryeministrit.

Dosti kritikon gjuhën e përdorur nga Rama ndaj protestuesve, ndërsa ngre akuza dhe pikëpyetje edhe për aktivitetet e tij jashtë vendit, raportet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe çështjen e shtetit bektashi, përcjell “Bota sot”.

Në reagimin e tij, ai përmend edhe qëndrimin e Mickoskit në Pustec, duke e lidhur atë me atë që e konsideron si një situatë të rëndë politike në Shqipëri.

Në fund, Dosti i referohet edhe vargjeve të poetit Dritëro Agolli, duke e përmbyllur reagimin e tij me një mesazh të fortë për situatën politike në vend.

Reagimi i plotë

Rama dhe shqiptarët…

Shqiptarët prej 82 ditësh në shesh, duke kërkuar me ngulm dorëheqjen e Ramës… E ky i fundit i quan korba, sorra, flamingo… terroristë, serbë, rusë, grekë, myslimanë radikalistë e deri edhe agjentë e terroristë iranianë, etj., etj.

Shqiptarët në shesh… E Rama tall trapin nëpër gomone e skafe andej nga Dhërmiu, e ha peshk e fiq në Vuno, së bashku me Lindën e Zahon.

Shqiptarët në shesh, e Rama nëpër kafenetë e Kuçit e të Vajzës mbledh kryebashkiakët e bashkive që ka ndërmend të shkrijë, e feston dhe ngre dolli së bashku me atë Sadushin e “drejtësisë”.

Shqiptarët në shesh… E Rama jep intervista tek CNN-i, në serbisht… ku të keqen më të madhe të Shqipërisë quan vetë shqiptarët.

Shqiptarët vazhdojnë të jenë ende në shesh… E Rama me Vuçiçin po bëhen gati të hapin konsullatat respektive në Shkodër e Bujanoc.

Shqiptarët sërish në shesh, e Rama një e dy në Paris tek Macroni.

E pas takimeve të tilla, ja tek vjen edhe lobimi i fortë i mediave franceze për shtetin bektashi të Ramës & Baba Mondit në mes të Tiranës.

Shqiptarët të vendosur për të mos u larguar nga sheshi derisa Rama të japë dorëheqjen, e Rama në Berlin, duke prezantuar skulpturat e tij në bronz… e duke deklaruar se… bëj art që të mos çmendem nga politika (???).

Rama në të sëmës… E ja tek na vjen Mickoski prej Maqedonie e sillet si zot shtëpie në Pustecin shqiptar, e brenda territorit të Shqipërisë e injoron në mënyrë fare flagrante deri edhe Himnin Kombëtar të Shqipërisë.

Shqiptarët në shesh derisa Rama, me hir a me pahir, të largohet nga aty ku është… Ani pse i çmenduri ynë kryeministër e antishqiptari Edvin gjen kohë t’i shpjegojë me durim deri në “El País” të Spanjës… krejt karrierën e tij sportive…

Dhe normal pastaj që bëhen vërtet të pavdekshme vargjet e Dritëroit… Në vendin tim e në vendin tënd… një i çmendur – çmend krejt një vend.

Të Ngjashme