Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren.
Rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 17:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/Prizren / 14.11.2026 – 17:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima m/k. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me kërkesë të familjarëve trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.
