Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një tjetër krisje në parti? Sulmet ndaj SPAK, drejtuesja e marrëdhënieve me publikun në PL Silva Caka ‘thumbon’ kryetarin: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës?

Ilir Meta i ka intensifikuar sulmet e ndaj Altin Dumanit duke mos fshehur as shqetësimin se SPAK do ta fusë në burg ndërsa përmendi edhe sekuestrime florinjsh e pasurish të tij.

E ftuar në një program televiziv Silva Caka drejtuese e marrëdhënieve me publikun në PL u pyet nëse akuzat e Metës vijnë për shkak se ai ka paranoja që SPAK mund ta arrestojë përmendi rastin masës së arrestit caktuar ndaj Sali Berishës që e quajti skenar për të minimizuar opozitën. Ajo la të kuptohej se edhe Meta mund të ketë fatin e Berishës.

Pyetje: Flitet se ky është një lloj inskenimi që po bën Meta, një ndarje rolesh. Një paranojë e tij për akuzat ndaj SPAK apo ka diçka te vërtete?

Caka: Deri tani nuk kemi asnjë lloj paranoje të Metës as për akuzë as për pretenca. Arrestimi i Berishës proces politik, pse të duket habi që të ndodhë ose të tentohet t’i bëhet edhe Metës. A është thirrur gruaja e Beqjas ndonjëherë për tu pyetur? Mos të duket e habitshme që ne e kemi thënë se tentativa më e madhe është për të minimizuar dhe zhdukur opozitën në këtë vend.