Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

“Njerëzit me maska në veri, i kërcënojnë edhe mediat serbe”

Aktivistja nga Mitrovica, Neri Ferizi ka komentuar situatën në veri të Kosovës.

“Qytetarët me maska i kërcënojnë edhe mediat serbe, kjo është një pasqyrë që e tregon më së miri realitetin në Mitrovicën e Veriut” – ka thënë Ferizi.

Ferizi gjithashtu ka komentuar arrestimin e sotëm në Mitrovicë të Veriut.

“(Arrestimi i Millun Milekoviq) është manifestuar me tensione në veri, ndërsa në jug poashtu me tensione, sepse duke i dëgju këto alarme nonstop përveç që të kthejnë në vitet e mëhershme kur i kemi dëgju këto lajme, të kthejnë edhe në situatat e mëhershme që kanë ndodhë në Mitrovicë” – ka thënë Ferizi.

Aktivistja Ferizi ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes gjatë veprimit në veri

“Është një vend tepër i ndjeshëm për me ndërhy në mënyra të tilla, unë mendoj që sa herë që Qeveria e Kosovës dëshiron me ndërmarrë ndonjë hap ose ndonjë aksion në veri, duhet të bëj veprime të matura duke marrë parasysh që ka njerëz me maska” – ka thënë ajo. /Kallxo


Related posts
Lajme

Kimete Berisha: I vdekuri duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

Gashi për Radoiçiqin: Mund të arrestohet në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë

Lajme

Kimete Berisha: I vdekur duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

“Edhe e pranuat Asociacionin edhe na prishët me amerikanët” – Kërquki gozhdon Mujën e VV’së