Për disa njerëz, takimi i parë përfundon sapo mbyllet dera e restorantit apo kafenesë. Për disa shenja të zodiakut, pikërisht atëherë nis analiza e vërtetë: çdo fjalë, shikim, reagim dhe, mbi të gjitha, koha që i duhet tjetrit për të dërguar një mesazh.
Sipas astrologjisë, ndër shenjat që priren të mendojnë më shumë pas një takimi të parë janë Virgjëresha, Gaforrja, Binjakët dhe Akrepi, por secila e përjeton ndryshe këtë tendencë.
Virgjëresha ka prirjen të rikthejë në mendje pothuajse çdo moment të takimit. Ajo mund të analizojë çfarë tha, si u përgjigj tjetri dhe nëse ndonjë koment mund të jetë keqkuptuar. Edhe një mesazh i shkurtër, pa emoji, mund të bëhet objekt i një analize të gjatë.
Gaforrja fokusohet më shumë te emocionet. Nëse gjatë takimit ka ndier afërsi dhe ngrohtësi, por mesazhi i mëpasshëm duket më i ftohtë, mund të pyesë veten nëse diçka ka ndryshuar. Për të, rëndësi ka jo vetëm ajo që thuhet, por edhe mënyra se si thuhet.
Binjakët kanë një mënyrë tjetër të të menduarit. Mendja e tyre mund të krijojë disa skenarë njëherësh. Një vonesë në përgjigje mund të nënkuptojë, sipas tyre, gjithçka: nga fakti që personi është i zënë, deri te mundësia që nuk është më i interesuar.
Akrepi, ndërkohë, mund të mos e pranojë lehtë se po analizon situatën, por është i vëmendshëm ndaj detajeve. Një ndryshim në ton, një përgjigje më e shkurtër apo një shikim gjatë takimit mund të bëhet pjesë e “puzzle-it” që përpiqet të zgjidhë.
Megjithatë, përtej horoskopit, kjo sjellje lidhet shpesh me diçka shumë njerëzore: pasigurinë. Kur dikush na pëlqen, çdo detaj i sjelljes së tij mund të marrë më shumë rëndësi nga sa do t’i jepnim zakonisht.
Prandaj, nëse pas një takimi të parë e gjeni veten duke lexuar disa herë të njëjtën bisedë për të kuptuar një mesazh, ndoshta nuk ka gjithmonë një kuptim të fshehur. Ndonjëherë, një “Natën e mirë” do të thotë thjesht… natën e mirë.
