Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Novosti: Policia serbe ka arrestuar tre policë të Kosovës brenda territorit të Serbisë

 
   

Mediumi i afërt me Aleksandar Vuçiq “Novosti”, shkruan se njësia speciale e Serbisë ka arrestuar sot në territorin e Serbisë 3 pjesëtarë të forcave speciale të Republikës së Kosovës, të “armatosur deri në dhëmbë”.

Sipas “Novosti”, për këtë ngjarje është njoftuar me urgjencë kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiq.

Ai “ me marrjen e informacionit ka falënderuar nikoqirët e tij në ambasadën ruse, ku mori pjesë në pritjen me rastin e Ditës së Rusisë dhe menjëherë u drejtua për në Presidencë”.

Ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet e shtetit të Kosovës.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Të martën fillon “Java kundër Korrupsion 2023”

Lajme

​Në Shqipëri sot ka nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për 700 mijë pensionistë

Lajme

Letra me njolla të gjakut e ish-ushtarit të UÇK-së, e shkruar në momentet e fundit të jetës

Lajme

Katër pije që rekomandohet t’i konsumoni kur keni anemi