Aktuale

‘Nuk kishte cigare, skafi mori flakë duke e riparuar’, dëshmia e të mbijetuarit (video)

Një ndër katër personat që pësoi djegie serioze sonte në Himarë, Xhemal Ismailaj, 40 vjeç, arrin të flasë teksa transportohet nga urgjenca e Himarë për në repartin e Djegieve të spitalit të Vlorës.

Nga autoambulanca ai rrëfeu për mediat lokale momentet kur ndodhi ngjarja.

Duke përjashtuar të ishte cigarja shkaku i ngjarjes, Xhemali tregoi se që të katërt, u gjendën në breg të detit për të riparuar skafin.

Ai tha se e nxorën skafin nga deti pasi ishte bllokuar dhe shtoi se në punë e sipër, bëri skopio (plasi) dhe zjarri u përhap nga benzina që ishte derdhur gjatë riparimit.

NEWS  VIDEO- Sulm me armë në një shkollë, raportohet për 16 persona të plagosur në Turqi! Momenti kur nxënësit largohen me vrap të tmerruar

Të Ngjashme