Lajme

Numërohen mbi 92 për qind e votave, procesi drejt fundit – sa mandate kanë partitë politike deri tani?​

Referuar ueb-faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku prezantohen të dhënat nga numërimi i votave deri të shtunën në orët e paradites janë numëruar mbi 90 për qind e votave, saktësisht 92.79 për qind e tyre, ose 2,497 nga 2,691 vendvotime.

Deri në ora 10:00 të shtunës, Lëvizja Vetëvendosje prin me 44.09% ose 310,591 vota.

Partia Demokratike e Kosovës me 20.82% ose 146,670 vota.

Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.07% ose 120,257 vota, gjersa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.09% ose 49,939 vota.

Nga këto të dhëna të KQZ-së, LVV aktualisht ka siguruar 50 ulëse në Kuvend, PDK 23 ulëse, LDK 19 si dhe AAK 8 ulëse.

Të Ngjashme