Lajme

Numri i të vdekurve rritet në 1,430 persona pas tërmeteve në Venezuelë

Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën të enjten, ka arritur në 1,430 persona, raporton AP.

Familjet raportuan të paktën 68,900 persona të zhdukur të shtunën, në ditën e tretë të kërkimeve, pasi tërmetet e njëpasnjëshme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë goditën kombin e Amerikës së Jugut.

Venezuelianët që kërkonin të dashurit dhe fqinjët përdorën lopata, pajisje të rënda, litarë dhe duar të zhveshura sipër grumbujve të betonit të rrëzuar në të gjithë La Guaira, një nga shtetet më të goditura.

Atyre iu bashkua një numër gjithnjë e në rritje i ekipeve ndërkombëtare të shpëtimit që filluan të ngjiteshin nëpër rrënoja, duke u ofruar një shkëndijë të vogël shprese familjeve të pikëlluara.

Agjencitë e ndihmës i konsiderojnë 48 deri në 72 orët e para si vendimtare për nxjerrjen e njerëzve të gjallë, megjithëse kjo periudhë mund të zgjatet nëse ata kanë qasje në ushqim dhe ujë.

Zyrtarët venezuelianë thanë se 17 fluturime me më shumë se 1,600 anëtarë të ekipeve të shpëtimit kishin zbarkuar deri të shtunën.

Të Ngjashme