Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“O hajde luj qyqek!”- Me shami në dorë dhe gotë në kokë, Dua Lipa e djeg me vallen shqiptare në Ksamil

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është rikthyer sërish në Jugun e Shqipërisë për pushime pasi kaloi disa ditë në Greqi.

Dua Lipa po shijon disa ditë të qeta dhe relaksi pranë partnerit të saj, ndërsa sot na ka surprizuar me fotot e reja nga Shqipëria jonë e bukur.

Artistja përpos fotove, artistja ka ndarë momente feste me rrethin e saj të shoqërisë teska ndodhet në Kep Merli, ku në ‘Instagram’ shfaqet me një gotë në kokë dhe kërcen me shami kwngwn, ku zakonet shqiptare i promovon tek 88.8 milionë ndjekësit e saj nga e gjithë bota.

Kujtojmë se kjo është hera e tretë që këngëtarja viziton Jugun e Shqipërisë, ku fillimisht qëndroi disa ditë me familjen e saj, udhëtoi më pas Greqinë, dhe u rikthye sërish për t’ia prezantuar partnerit të saj Romain Gavras.