Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

”O, paskemi mysafire”, Meta batuta dhe përqafim me Elona Gurin. Monika i tregon bluzen (Video)

Partia e Lirisë ka mbledhur këtë të premte pasdite Komitetin Drejtues Kombëtar.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë mbërritur njëri pas tjetrit.

I fundit ka shkuar Ilir Meta i cili i ka takuar të gjithë me radhë, në fund Kryemadhin dhe Elona Gurin, anëtare e kryesisë së PL-së.

”O paskemi mysafire”, tha Meta teksa takoi Elona Gurin, një bashkëpunëtore shumë e afërt e dyshes Meta-Kryemadhi, por që së fundmi përflitej se është përjashtuar nga partia.

Po ashtu Meta është takuar edhe me Kryemadhin e cila nuk ka nguruar që t’i tregojë bluzën ku shkruhej ”Ja ku jam”.