Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Oficerët e FSK-së shkëlqejnë në trajnimet ndërkombëtare në ShBA

 
   

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur që me rezultate të larta të përfundojnë trajnimet ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer  me çmime  “Student më i mirë ndërkombëtar” dhe “Distinguished Honor Graduate/Diplomatic Medal”.

“Nëntoger Betim Osmani ka përfunduar “Kursin Bazik për Oficer të MKAB” ku ka treguar nivel të lartë të aftësive dhe përkushtimit në arritjen e suksesit gjë që e bëri të shpallet “Studenti më i mirë ndërkombëtar” ndërsa nëntoger Florint Fetiu ka përfunduar me sukses trajnimin “Finance and Comptroller Basic Officer Leader Course” dhe duke vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin e tij në këtë fushë u shpërblye me çmimin “Distinguished Honor Graduate/Diplomatic Medal””, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se FSK vazhdon të kujdeset për zhvillimin e përkushtuar dhe përmirësimin e aftësive të personelit të saj nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar.

Suksesi i nëntogerëve Osmani dhe Fetiu sipas njoftimit të FSK-së,  thekson nivelin dhe përgatitjen e lartë të  pjesëtarëve të FSK-së  dhe gjithashtu  përforcon imazhin e kësaj force në skenën ndërkombëtare.