![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/09/osmani-pasi-mori-titullin-patroni-i-kalase-ky-eshte-nje-moment-i-shenuar-per-te-gjithe-qytetaret-e-kosoves_64f70f8c2f362.png?resize=750%2C375&ssl=1)
Presidentja Vjosa Osmani sot është nderuar me titullin “Patroni i Kalasë” nga Bashkia e Beratit.
Osmani këtë çmim sot e pranoi në një ceremoni nga kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo.
E para e shtetit i falënderoi të gjithë për këtë titull.
“Vërtet është nder i madh që ndodhem para jush për të pranuar titullin “Patroni i Kalasë” që i dedikohet Kalasë së Beratit”.
“Ky është një moment i shënuar jo vetëm për mua si presidente por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.
“Dëshiroj t’i shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë ata që më kanë shpërblyer me këtë titull”, ka thënë Osmani.