Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani për vdekjen e Mulliqit: Veprat e tij do të mbeten trashëgimi e jona

 
   

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për vdekjen e skulptorit Luan Mulliqi.

Osmani i shprehu ngushëllime familjes, Akademisë Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe komunitetin kulturor.

Ajo tha se veprat e Mulliqit do të mbeten trashëgimi e jona dhe kujtesë e përhershme e tij.

“Pas vetes la një fond të pasur artistik nga skulptura monumentale bashkëkohore dhe ajo kombëtare. Do të jetojmë përjetësisht me kujtimin e skulptorit të shquar. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe komunitetit kulturor!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentes Osmani.