Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani takon kryeministrin e Britanisë së Madhe, diskutojnë për zhvillimet e fundit në rajon

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon.

Presidentja ka bërë të ditur se kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e Kosovës me Britaninë e Madhe.

Së bashku me kryeministrin, Rishi Sunak diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin tonë të fortë me Britaninë e Madhe. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjatë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Osmani dhe Suank janë takuar në kuadër të samitit të liderëve evropianë në Moldavi.