![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/osmani-takon-minxhozin-flasin-per-agresionin-e-serbise_649461e7e642b.jpeg?resize=850%2C566&ssl=1)
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
Me ç’rast Osmani foli për veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë, përfshirë aktin e pastër të agresionit me tre policët e kidnapuar në territorin e Kosovës.
Osmani potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shqipërinë dhe aleatët tjerë, me qëllim të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe rajon.