Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ndryshoi orën e mbajtjes së protestës të hënën (5 tetor).
Protesta e caktuar më parë për në orën 12:00, do të mbahet në orën 9:00, para Kuvendit të Kosovës, pikërisht kur fillon seanca e Kuvendit.
Ndryshimi i orës së mbajtjes së protestës të së hënës u bë nga OVL-UÇK pasi sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thirrur për të hënën (5 tetor), seancë plenare në orën 9:00, ku pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Përpara seancës plenare, Komisioni për Legjislacion do të mblidhet në orën 08:00 për ta shqyrtuar projektligjin.
