Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pacolli: Situata në veri pasojë e kokfortësisë së Kurtit, pa SHBA-të nuk mundemi me mbijetu asnjë ditë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka folur në lidhje me situatën e fundit në veri të vendit.

Ai tha se gjithçka që po ndodh atje është pasojë e moskoordinimit me miqtë ndërkombëtarë dhe e kokfortësisë së Kurtit.

“Unë mendoj se situata në Veri është pasojë e një neglizhence politike, si pasojë e moskordinimit me faktorin e brendshëm, me miqtë ndërkombëtarë dhe si pasojë kokfortësisë së tij. Ne pa Amerikën nuk mundemi me mbijetu asnjë natë dhe kjo duhet e qartë për secilin. Duhet me i koordinu veprimet me SHBA-të kur ata gjithmonë na kanë garantuar se ata do të jenë mbrojtës të sovranitetit të Kosovës” deklaroi Pacolli.

I pyetur se nëse Kosova do të ketë sanksione të tjera nga SHBA-të, Pacolli u përgji kështu.
“Nuk e di, vetëm se e shoh se situata është tejet alarmante për Kosovën” tha Pacolli për “Gazeta Blic”