Dërgohet në mbajtje një person nga Zveçani që kanosi Kurtin në rrjete sociale para disa ditësh
11/01/2025
4
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh.
Policia tha se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe se po vazhdohet me procedura të tjera ligjore.
Sipas informacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës, veprimet hetimore kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit, M. R.