Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) konfirmoi të mërkurën vonë se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Ukrainës raketa me rreze të gjata veprimi, të njohura si ATACMS, për përdorim brenda vendit.
Raketat mbërritën në Ukrainë gjatë këtij muaji, sipas DASH-it.
Zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel, tha për gazetarët se këto raketa u dërguan me vendim të presidentit amerikan…
Një person ka humbur jetën dje në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi që i njëjti dyshohet se u godit me qëllim nga një veturë.
Policia bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën “Agim Çelaj” në Pejë.
“Një person është…
Mos e hidhni lëvoren e patates
25/04/2024
Patatja është ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese.
Kjo perime fantastike, e cila përgatitet në qindra receta gatimi, krahas shijes së saj ka dhe shumë vlera shëndetësore për organizmin.
Por vlera edhe më të mëdha dhe mirëbërëse për organizmin ka…
Kandidatja opozitare Gordana Siljanovska-Davkova e ka fituar bindshëm rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut të mërkurën, dhe do të përballet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, në rundin e dytë muajin e ardhshëm.
Por, me gjithë fitoren bindëse të Davkovës në rundin e parë, votat e shqiptarëve mund përsëri të luajnë rol kyç në rundin e…
Riad Sopjani, 23 vjeçar, është ekstraduar dje nga Shqipëria për në Kosovë.
Sopjani që dyshohet për një mori grabitjesh, ishte arratisur më 2020 nga Qendra Korrektuese në Lipjan.
Ai kishte ikur për në Shqipëri, ku një vit më pas ishte arrestuar nga…
Megjithëse mund t’ju tingëllojë si një sëmundje e viteve të fundit, ankthi, depresioni apo të tjera të kësaj familje, ato kanë ekzistuar edhe më herët.
Sipas të dhënave të vitit 2018 në të gjithë botën janë 970 milion persona që vuajnë nga këto…
Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente, kryesisht gjatë orëve të paradites por pas mesditës pritet dobësim i dukshëm i intensitetit të shirave, të cilat do të zhvendosen drejt zonave malore përgjatë kufirit lindor, duke lënë pjesën tjetër të territorit nën ndikimin e kthjellimeve…
Birra është njëra ndër pijet më favorite alkoolike në të gjithë botën.
E për fat të mirë të miliona njerëzve, birra duket se ka një numër të madh të përfitimeve shëndetësore.
Birra, sipas një hulumtimi të ri, përmban disa përbërës ushqyes që…
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar dy persona, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit dhe Marrja e ryshfetit, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta Sinjali njëri nga të arrestuarit është Qazim Mustafa…
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, ku dy prej të lënduarve janë therur me thikë, e një tjetër nga mjetet e përdorura në përleshje.
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, e për rastin janë arrestuar tre të…