Maqedonia Veriore pret sqarim nga Serbia, pas kërcënimeve nga ministri për njohjen e Kosovës
22/08/2023
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka reaguar pasi ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se Mali i Zi e Maqedonia do të goditen sikur Ukraina, pasi që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ai tha se Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë dhe se është në pritje të një sqarimi nga ministri…