Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ligjvënësit evropianë dhe amerikanë kërkojnë ndryshim të qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë

      Dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit, duke kërkuar që të ndryshohet qasja në raport me Kosovën dhe Serbinë. Deputetja britanike, Alicia Kearns, publikoi letrën që i është dërguar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shefit të diplomacisë së BE-së…
Read more
Shëndetësia

Fillon të përhapet varianti Eris i COVID-19 në Britani

Nën varianti i ri i variantit Omicron të COVID-19, Eris (EG.5.1), është përhapur në të gjithë Britaninë e Madhe, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Britanisë së Madhe (UKHSA), transmeton Anadolu. Sipas UKHSA, varianti i ri Eris përbën një në çdo 7 raste të reja në mbarë vendin. Eris u regjistrua si varianti i dytë më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar, pas…
Read more
Lajme

Pamje nga pasojat e përmbytjeve në Slloveni

Vazhdojnë operacionet e pastrimit në Slloveni pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe përmbytjeve të mëdha që shkaktuan dëme në vendin alpin. Të paktën tre persona u vranë në fatkeqësinë më të rëndë natyrore të vendit që nga pavarësia më 1991…
Lajme

Aksion policor në një banesë në Mitrovicë të Veriut

      Policia e Kosovës po kryen një operacion në një banesë në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut, në bazë të informacioneve se aty ka laborator droge. Zëvendësdrejtori rajonal për veriun, Veton Elshani, tha se gjatë aksionit janë…
Lajme

Ngjarja tragjike në Bon Vivant, çka thuhet në dosjen e prokurorisë për “Dukën”, i kërkuar edhe nga FBI?

Në përleshjen fizike që rezultoi me një person të vrarë dhe disa të plagosur në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë me datën 4 gusht, dyshohet se është i përfshirë edhe Dukagjin Nikollaj, por i njëjti ndodhet në arrati. Ai njëherësh është i kërkuar edhe nga FBI. I njohur me pseudonimin “Duka”, Dukagjin Nikollaj kërkohet edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.
Read more
Lajme

Policia e Prishtinës shqiptoi mbi 14 mijë gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë korrikut

Policia e rajonit të Prishtinës njofton se vetëm për muajin korrik ka shqiptuar 14,009 masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor. Me theks të veçantë; – Tejkalim i shpejtësisë, 4082 gjoba. – Parking i parregullt, 3019 gjoba. – Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 1172 gjoba. – Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 907 gjoba. – Drejtimi i mjetit…
Read more