Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Me këto 3 maska natyrale i thoni lamtumirë përgjithmonë celulitit

Përveç përdorimit të trajtimeve kundër celulitit, është e rëndësishme të ndiqni një dietë të ekuilibruar, të pini shumë ujë dhe të bëni sport. Në këtë mënyrë, ju merrni rezultate më të mira në më pak kohë.

Gjithsesi lajmi i mirë është se mund të përdorni edhe trajtime natyrale që janë të përballueshme, por jashtëzakonisht efektive. Për këtë arsye, sot do ju tregojmë 5 maska:

1.    Kafeja dhe vaji i trëndafilit

Me këto 3 maska natyrale i thoni lamtumirë përgjithmonë

Kafeja e përzierë me vajin e trëndafilit bëhet një eksfoliant natyral ideal për të përmirësuar pamjen e lëkurës. Të dy përbërësit riaktivizojnë qarkullimin, një veprim themelor nëse duam të stimulojmë kullimin e lëngjeve dhe toksinave.

Përbërësit dhe përgatitja: 3 lugë kafe dhe 3 lugë trëndafili. Përziejini bashkë në një tas derisa të bëhet një masë kremoze. Masazhoni zonat e prekura nga celuliti për 3 deri në 5 minuta, lëreni të veprojë në trup për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni. Këtë maskë për rezultate më të mira provojeni 2 ose 3 herë në javë.

2. Bima e bishtit të kalit

Me këto 3 maska natyrale i thoni lamtumirë përgjithmonë

Pirja e infuzionit të bimës së bishtit të kalit rregullisht është një zakon që mund të ndihmojë në uljen drastike të celulitit. Kjo bimë e quajtur edhe bisht kali, ka veti që stimulojnë eliminimin e lëngjeve dhe përmirësojnë qarkullimin.

Përbërësit dhe përgatitja: 1 filxhan ujë (250 ml), 1 lugë çaji nga bima e  bishtit të kalit (5 g). Zieni një filxhan ujë dhe shtoni një lugë çaji të bimës. Lëreni të veprojë në ujë për rreth njëzet minuta, më pas filtroni dhe pijeni.

3. Ujë rozmarine

Me këto 3 maska natyrale i thoni lamtumirë përgjithmonë

Vetitë anti-inflamatore dhe tonifikuese të rozmarinës mund të përdoren për të reduktuar nyjet e vogla karakteristike të celulitit. Edhe pse celuliti nuk zhduket plotësisht me këtë trajtim, përdorimi i rregullt përmirëson qarkullimin dhe redukton pamjen e lëkurës.

Përbërësit dhe përgatitja: 2 gota ujë ose 500 ml përziejini me 4 lugë rozmarinë të freskët. Ngroheni ujin dhe sapo të vlojë hidhni rozmarinën e freskët, fikeni dhe lëreni të pushojë për 20- 30 min. Me këtë locion spërkatni zonat e prekura nga celulitit dhe masazhojeni për 5 min. Përsëriteni trajtimin çdo 5 min.