Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pamje të rënda/ Momenti kur rrufeja godet për vdekje pushuesen 33-vjeçare dhe një shitës ambulant

Një 33-vjeçare, e cila ishte me pushime dhe një shitës ambulante humbën jetën tragjikisht kur u goditën nga një rruge në një plazh në Meksikë.

Një dëshmitar okular regjistroi momentin kur rrufeja goditi Elvia de Jesus, siç ishte emri i gruas 33-vjeçare dhe Felix Andres, shitës ambulantë.

Dy viktimat ishin duke ecur në plazhin Marëata të premten e kaluar kur u goditën nga rrufeja.

Sipas autoriteteve lokale, 33-vjeçarja po përpiqej të arrinte tek bashkëshorti i saj, Roberto, i cili ishte strehuar nën një çati nga stuhia.

Pavarësisht përpjekjeve të bashkëshortit të 33-vjeçares dhe shpëtimtarëve që ndodheshin në plazh, gruaja nuk mundi të mbijetonte.

Shitësi u dërgua me urgjencë i plagosur rëndë në spital, por nuk mund që të mbijetonte.