Pas tensioneve dhe përplasjeve që shoqëruan seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe aktivisti Rron Gjinovci.
Gjinovci ka publikuar në Facebook një video nga momenti i incidentit në Kuvend, ku deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, shihet duke hedhur vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndërsa më pas deputetët u përfshinë në shtyrje fizike, transmeton “Bota sot”.
Duke iu referuar Kurtit në momentin e incidentit, Gjinovci ka shkruar: “Sa boss osht a, as nuk livritë prej venit”.
Pas incidentit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet e Kuvendit.
