Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

PAMJET/ Me kokën ulur, dalin para gjykatës dy prej 4 të akuzuarve për përdhunimin e 26-vjeçares në Vlorë

Dalin sot para gjykatës dy prej 4 të akuzuarve në lidhje me përdhunimin e një 26-vjeçareje në Vlorë. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë ku Albi Ceno. dhe Oltjan Tahiri, tashmë të arrestuar, së bashku me Gentjano Mehmeti dhe shtetasi V.K, të dy të shpallur në kërkim, detyruan të renë të konsumonte drogë dhe më pas e përdhunuan.

E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim.

Prokurori ka kërkuar ndaj tyre masën e arrestit me burg. Për këtë ngjarje gazetarja Afrovita Hysaj është kërcënuar nga shtetasi Albert Deliaj, pasi një prej te akuzuarve dyshohet se ka lidhje me 57-vjeçarin.

“Je në gjak me mua”, ishte mesazhi që Deliaj i dërgoi gazetares, e cila tashmë çështjen e ka lënë në dorë te drejtësisë. Dje policia njoftoi se ndaj tij ka nisur një procedim në gjendje të lirë.

Deliaj është pronar i “6+1” Vlora TV, ku në një postim në rrjete sociale, në faqen e këtij televizioni, u përdorën terma fyese dhe denigruese për gazetaren. Pas një ndërgjegjësimi në masë, postimi u fshi.