![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/pamjet-zevendesministri-serish-ne-komunen-e-leposaviqit-mblidhen-serish-disa-serbe_64ddee6f5bae8.png?resize=850%2C523&ssl=1)
Disa serbë të Leposaviqit janë mbledhur sërish mëngjesin e sotëm për të protestuar kundër hyrjes së zëvendësministrit të Kosovës për Komunitete dhe kthimit të Radojica Radomiroviq dhe dhjetëra personave të tjerë në ndërtesën e komunës.
Radomiroviq me një grup prej dhjetë të rinjsh kanë hyrë në ndërtesën e komunës sot para orës gjashtë, i shoqëruar nga pjesëtarë të Policisë, raporton Kosovës Online.
Protestuesit e mbledhur raportohet se kanë thënë se janë të pakënaqur me shkuarjen e Radomiroviqit dhe kërkojnë nga KFOR-i të ndërmarrë veprime.
Me të njëjtin grup personash edhe dje rreth orës nëntë, Radomiroviq ka arritur të hyjë në ndërtesë edhe pse disa protestues i pritën me fishkëllima.