Aktuale

“Nuk të fal ai në Fier”/ Artan Hoxha shpjegon atentatin në banesën e familjes Hasani: U fut skuadra aty…

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” dha detaje nga atentati i së hënës në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe nipi i tij Jakup Hasani.

Hoxha paralajmëron se ngjarja nuk do të zbulohet duke marrë parasysh paratë që mund të jenë hedhur për kryerjen e krimit.

Gazetari u shpreh se edhe e motra e Selami Hasanit lëvizte e armatosur për shkak të hasmërive që familja ka pasur me fisin Isufaj.

“Ngjarjet llogariten nga kostot, se çfarë mjetesh janë përdorur, etj. Kjo ngjarje nuk do të zbulohet.

Në përgjithësi, Fieri mbahet si qyteti më i organizuar, e sheh krimin si biznes, ndryshe nga të tjerët që vrasin e presin. Si fillim në Fier shihet të zgjidhet me marrëveshje dhe të mos bëjnë zhurmë që të mos futet shteti. Por kohët e fundit, për shkak të lidhjeve, është fuqizuar njëri që po prish ekuilibrat. Para kësaj u vra Backa, nuk u zbulua.

Ngjarja tjetër, Selami Çami është personazh i viteve 90′, ka kaluar pjesën e jetës në arrati dhe burg. Sa ka dalë nga burgu ka shkuar në shtëpi, në momentin që është qëlluar ka qenë me nipat. Madje edhe motrën që ka, lëviz e armatosur për shkak të hasmërive.

Si ka mundësi që në lagjen ku banonte aty, jo çdokush hyn atje. Ka bërë çudi, ata e kanë ditur që ka dalë nga burgu dhe i kanë shkuar në orar që nuk e kanë pritur. Ka qenë me katër nipat e tij, por fati që nuk i kanë vrarë të gjithë.

Ky që e ka aktivizuar situatën ne Fier ka menduar ti heqë qafe njëherë e mirë. Dyshohet se kanë përdorur dron, pasi e kanë kapur viktimën fare gafil, nuk e ka patur mendjen fare. Policia ka shkuar të të afërmit e Arben Isufajt, Ben Qimja. I fundit që e ka denoncuar këtë është Petro Koçi, por pastaj kafshoi gjuhën. Ky njeri ka mbështetje të fortë. Është shumë i fuqishëm, nuk të fal aty në Fier. Në Fier gjërat zgjidhen, jo me armë…

Çuditërisht SPAK që nuk ka lënë vrimë pa u futur, në Fier nuk futet. Pse? E dinë ata.

Kjo ngjarje uroj të shërbejë, SPAK të ngrejë një task force dhe të marrë ngjarjet atje, pasi janë bërë shumë. Është qarku i dytë në vend. Edhe për pushtetin qëndror, ka 12 mandate mazhoranca aty, as në 97-tën s’ka ndodhur kjo. Këto lloj ngjarjesh, me këtë agresivitet, nuk është vrarë vetëm objektivi por edhe nipi, më përpara është vrarë vëllai. Ndërkohë Ben Qimes i kanë vrarë babain.

Këtë kanë tentuar ta vrasin në burg, por nuk e kanë vrarë dot. Pritën sa doli, i çuan dronin aty.

Në Fier ka një dallim, autorët në ngjarje të tjera shkojnë me Fiat, por në Fier me Rage, këtë radhë me volvo. I djegin makinat, por i kanë luksoze, me armë me silenciator.

Janë qitësa në qarkullim dhe përbën rrezik, ishalla nuk i afrohen kryeqytetit. Këta janë të vetmit që nuk lëvizin, si Rama dhe Berisha. Si ka mundësi që një skuadër e tillë, me këtë mbështetje? Këta i kanë lidhjet të forta.

Kjo si ngjarje, dhe agresiviteti i saj, mund ti shërbejë SPAK-ut ti hyjë njëherë qytetit të Fierit”, deklaroi Hoxha.

Të Ngjashme