Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Paralajmërimi i politikanit serb: Vuçiç po përgatit një sulm tjetër si në Banjskë

 
   

Kryetari i Republikanëve serbë Nikola Sanduloviç tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po përgatit një sulm tjetër në Banjskë dhe shkak për këtë po bëhet edhe mospërfillja e Europës.

Sipas tij neglizhenca e treguar nga vendet e unionit për këtë sulm terrorist po e inkurajon Vuçiç të nisë një konflikt të armatosur në Kosovë.

“Mendoj se ngjarjet dhe vete procesi negociator që po zhvillohen dëshmojnë se ato që kam thënë janë absolutisht të vërteta, sepse unë përdor një fjalor të së vërtetës dhe realitetit, sado që të jetë e dhimbshme kjo në marrëdhëniet ndërmjet Evropës dhe Serbisë. Kalkulimet që tani kemi në skenë është shkak i pasojave në të ardhmen. Unë gjithmonë me kohë theksoj ato që mund të implementohen përmes hapave të ardhshëm të këtij pushteti. Ajo që është shumë e rëndësishme, dhe fatkeqësisht u tregua e vërtetë, është se Vuçiçi edhe më tej ka kontroll absolut mbi serbët në Kosovë. Serbët janë tani në një etapë të përgatitjeve, përsëri e theksoj, nuk do të doja që të dale e vërtetë dhe nuk do të doja që kontaktet e mia që i kanë ndarë këto informata me mua ta kenë të drejtë, por ai po përgatitet që përsëri të shkaktoj një tjetër kaos. Prandaj, unë shfrytëzoj rastin për të tërhequr vëmendjen, sepse në Serbi më se është ndalur çdo lloj hapësire mediale. Unë jam politikani më i ndaluar në Serbi në histori, por duke qenë se Euronews ka kaq shumë ndjekës dhe struktura politike që e shikojnë, dhe shpresoj edhe këtë intervistën time, që ata të reagojnë me kohë dhe mos lejojnë që pasojat të jenë shumë më të mëdha sesa ata mund t’i kuptojnë.

Aleksandër Vuçiçi nuk ka më hapësirë për manipulime dhe i mbetet vetëm konflikti si zgjidhje, a e kuptoni. Sepse nuk do ta pranoj Kosovën publikisht, Evropës ia thotë, këtë e thotë për shkak të qytetarëve për të fituar zgjedhjet, negocimet që zgjasin, ndërsa ne jemi më afër konfliktit. Kjo më frikëson mua,” – u  shpreh Sanduloviç.