Për ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës.
Më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare, ndërsa në pjesën tjetër të territorit parashkohet të ketë kthjellime dhe vranësira.
Pas mesdite parashikohet që vranësirat të jenë prezente në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në pjesën veriore ku do të gjenerojnë dhe reshje shiu.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre, duke luhatur vlerat nga 7 gradë minimalja deri në 26 gradë maksimalja.