Lajme

“Ah more bab, keq na le…”, djali i Sylë Dakajt reagon pas humbjes së babait në Suharekë

Të mërkurën e kësaj jave, një person u qëllua për vdekje me armë zjarri në qytetin e Suharekës. Viktima dyshohet se u vra pas një konflikti për një parking.

Klan Kosova ka mësuar se personi që u qëllua është Sylë Dakaj, i cili në momentet kritike ishte së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e tyre të mitur.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe djali i viktimës, i cili përmes një postimi në Facebook ka shprehur dhimbjen për humbjen e babait të tij, duke mos i kursyer fjalët as për autorin e vrasjes.

“Ah more bab, keq na le, po taksirati kështu qenka… n’dorë të atij krimineli e të atij qeni, se s’po di as çka me i thanë ma shumë. Po Allahu ia ktheftë atij qysh na bani ai neve. Allahut në dorë ia kam lanë atë pis. Bab, ti pusho i qetë në Xhenet e të dërgoftë Allahu në Xhenet. Allahu ia ktheftë atij qafiri e atij të pafeje e të pa njeriu”, ka shkruar Arianiti.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin Rrahman Hoti, pak pasi dyshohet se e kishte kryer veprën e rëndë. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji. 

Të Ngjashme