Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas anulimit të mbledhjes me Albin Kurtin, Donika Gërvalla i kundërpërgjigjet Edi Ramës me këto fjalë

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, ka reaguar pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive shqiptare.

Ajo ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, përmes një thënie të babait të saj, heroit Jusuf Gërvalla, përcjell Bota sot.

“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.

Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”-Jusuf Gërvalla-“, ka shkruar ministrja në një postim në Facebook.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se është anuluar mbledhje mes dy qeverive, e paraparë të mbahej të mërkurën.

Siç bëri të ditur Rama në një konferencë për media, nuk u dakorduan me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për ndryshim të formatit.

Ndërsa, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se mbledhja u anulua në mënyrë të njëanshme.

“Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por, është hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme”, tha në një deklaratë zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.