Pas mbylljes së qendrave të votimit, kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti ka reaguar lidhur me procesin e numërimit të votave, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhje, përcjell “Bota sot”.
Ai u ka bërë thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve që të kryejnë me përgjegjësi detyrën e tyre, duke nënvizuar se legjitimiteti dhe kredibiliteti i procesit zgjedhor varen nga numërimi korrekt i çdo vote.
Reagimi i plotë
Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.
Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike.
Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote!
