Lajme

Pas takimit Kurti–Hamza, Sadiku ‘godet’ PDK-në: E ka krizën e liderit dhe të lidershipit

Pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar analisti Arbnor Sadiku.

Sadiku ka kritikuar PDK-në, duke thënë se partia nuk po përballet vetëm me krizë të komunikimit, por edhe me krizë të lidershipit.

Postimi i plotë:

Sonte nuk e kuptova fort çka deshti me thanë Hamza i PDK-së, po një gjë po bëhet gjithnjë e më e qartë: PDK-ja nuk e ka veç krizën e mesazhit, e ka krizën e liderit dhe të lidershipit.

Kur një parti nuk e di qartë kah po shkon, problemi nuk është veç te komunikimi, problemi është te timoni.

PDK-së i duhet më pak zhurmë e më shumë lidership.

Të Ngjashme