Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë mbledhur sërish të premten në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, duke vazhduar kërkesën për rifillimin e seancës konstituive.
Në sallën e Kuvendit, përveç përfaqësuesve të këtyre dy subjekteve politike, janë parë edhe përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
PDK-ja dhe Aleanca kanë kërkuar vazhdimisht vazhdimin e seancës konstituive.
Ndërsa ngërçi politik po vazhdon të pengojë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja të vendit.
