Lajme

PDK i dërgon sërish letër Deharit, i kërkon vazhdimin e seancës së Kuvendit të shtunën

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës i drejtuan letër kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, duke i kërkuar sërish që të thërrasë vazhdimin e seancës, për të shtunën (22 gusht), në orën 11.00.

PDK-ja vlerëson se monkonstituimi i Kuvendit, brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të akteve të Gjykatës Kushtetuese.

‘’Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë.

Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, thuhet në letrën e PDK-së, të nënshkruar nga sekretarja e përgjithshme e kësaj partie dhe deputetja Vlora Çitaku.

Të Ngjashme