Lajme

PDK mban takimin, Hamza flet për ligjin dhe zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka folur për media para takimit me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të kësaj partie.

Hamza është ndalur sërish te çështja e ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, për të cilën një ditë më parë kishte diskutuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka thënë se fillimisht duhet të miratohet ndryshimi i ligjit në dy leximet, më pas të propozohet emri për president dhe të bëhet zgjedhja e presidentit, me qëllim që vendi të shmangë shkuarjen në zgjedhje.

“Ne po themi me u aprovu ligji në dy leximet, pastaj me u propozu emri për president dhe me u zgjedhë presidenti e me u shmang zgjedhjet. Nëse dikush ka plan me çu vendin në zgjedhje, është temë tjetër”, deklaroi Hamza.

Kryetari i PDK-së bëri të ditur gjithashtu se, nëse ndërkohë do të ketë takime të tjera me kryeministrin Kurti, për to do të informohet me kohë opinioni publik.

Të Ngjashme