![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/pejani-e-dorezon-ne-polici-kuleten-e-gjetur-me-600-euro_6482d971858bb.jpeg?resize=750%2C375&ssl=1)
Më datë 08.06.2023, rreth orës 19:30, nё Stacionin Policor nё Pejё, ka ardhur qytetari i cili deklaron se gjatё ditёs i kishte humbur kuleta me dokumente personale dhe para nё shumen prej gjashtëqind (600) euro.
Deri sa ishte duke raportuar rastin nё Stacionin Policor nё Pejё, ёshtё paraqitur qytetari i cili e ka gjetur kuletёn nё rrugё, dhe tё njëjtën e ka sjellur nё Polici.
Kuleta sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё kuletë iu janë kthyer qytetarit (vikimёs).
Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.
Apelojmë tek qytetarët, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen.