Enver Bytyçi ka reaguar ndaj një deklarate të Edi Rama lidhur me Hashim Thaçi.
Sipas Bytyçit, Rama i është drejtuar Donald Trump me lutjen: “Për hir të Zotit, të bëjmë diçka për Thaçin”, gjatë një samiti në Uashington. Ai kritikon Ramën duke thënë se një angazhim i tillë do të duhej të ishte bërë për Kosovën, si p.sh. për anëtarësimin në NATO.
Bytyçi shton se Rama nuk tregon ndjenja për Kosovën, por i shpreh ato përmes mbështetjes ndaj Thaçit.
“Për hir të zotit, zoti President, të bëjmë diçka për Thaçin”! Kjo është lutja që kryeministri i Shqipërisë ia drejtoi presidentit amerikan, Donald Trump, në samitin e Bordit të Paqes në Uashington para disa javësh, ndoshta muajsh.
Sikur ai të ish lutur kësisoj për Kosovën, pra sikur presidentëve amerikanë apo liderëve europianë t’u drejtohej me këto fjalë e t’u thoshte psh “Për hir të Zotit pranojeni Kosovën në NATO”, sot Kosova do të ishte anëtare e Aleancës Atlantike. Por jo! Edi Rama nuk ndjen asgjë për Kosovën. Ndjenjat për Kosovën i shpreh me dashurinë e tij për Hashim Thaçin!”, ka thënë Bytyçi.
