Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Për takimin në Bruksel, deklarohet Brnabiç

Kryeministrja Ana Brnabiç thotë se nuk është optimiste se do të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës sot në Bruksel.

“Unë nuk jam optimiste në kontekstin e asaj që po flisnim. Ju mund të shihni se në vend po përpiqen të dobësojnë pozitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë në momente kaq të vështira.

Në momentin kur presidenti duhet të fokusohet në mbrojtjen e interesave të Serbisë, opozita po flasin marrëzi për Parisin dhe nëse presidenti ka ngrënë apo jo, gjë që është e pakuptimtë dhe tregon papërgjegjshmërinë e tyre”, ka thënë ajo për mediat serbe.

Ndër të tjera ajo theksoi se presidenti ka mjaft fokus dhe stabilitet emocional për t’i lënë të gjitha këto pas dhe për të mbrojtur interesat e shtetit në mënyrën më të mirë sot.