![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/09/perballje-titanesh-ilir-shaqiri-kerkon-te-konkurroje-ne-bbv-3-me-luizin-dhe-donaldin_64fae816e3dc7.png?resize=885%2C471&ssl=1)
Ilir Shaqiri do të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel si kryetari i jurisë për spektaklin e kërcimit Dancing With the Stars.
Balerini dhe fituesi i Big Brother Vip 1 ishte i ftuar në emisionin Wake Up, ku foli për spektaklin e kërcimit por nuk u shmang pyetja për edicionin e radhës së BBV3. Iliri u pyet se kë nga personazhet e njohur të ekranit do të dëshironte të shikonte në edicionin e tretë.
Iliri tha tre nga emrat më të përfolur të dy edicioneve të ‘reality show-t’, Donaldin, finalistin e BBV1 dhe Luiz Ejllin, fituesin e BBV2.
“Do ktheja Luizin, Ilirin dhe Donaldin. Ndoshta do vijë një ditë…”-tha Iliri, i cili teksa u pyet se kush do ishte fituesi, tha “Atë e di sovrani”.