Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përfshihet nga zjarri fabrika e parfumeve në Turqi, 1 i vdekur, 3 të plagosur

Një punëtor ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur, pasi një zjarr ka përfshire fabrikën e parfumit në lagjen Çiğli të Izmirit.

Sipas mediave turke, zjarri ka nisur rreth orës 08:30.

“Një zjarr ka rënë rreth orës 08.30 në një fabrikë parfumesh që funksiononte në Çiğli. Tymi që dilte nga fabrika, i cili u përfshi me shpejtësi nga flakët, ishte i dukshëm nga shumë pika të rajonit. Pas njoftimit, në rajon janë dërguar ekipet e zjarrfikësve, shëndetësisë dhe xhandarmërisë. Ndërsa në zonën përreth u morën masa të gjera sigurie, zjarrfikësit e morën nën kontroll zjarrin në rreth 1 orë”, raporton gazeta ‘Yeni Asir’.

Të plagosurit janë dërguar në spital me autoambulancë.

Tutje bëhet e ditur se policia ka nisur nisur hetimet për zbardhjen e shkaktarit të zjarrit.