Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përfundon takimi i Kurtit me Njësitë Elitare të Policisë së Kosovës, s’dihet nëse u dakorduan

Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesve të Njësive Elitare të Policisë së Kosovës ka përfunduar para pak minutash.

Aktualisht nuk dihet nëse ky takim ka rezultuar me ndonjë marrëveshje.

Ndryshe, pakënaqësitë lidhur me shtesat e rrezikshmërisë i kanë nxjerrë në rrugë, para dy javësh, pjesëtarët e Njësive më Elitare të Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME).

Të veshur në uniforma, por pa armë, ata protestuan para objektit të Qeverisë së Kosovës me tri kërkesa kryesore: kategorizimin si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të përcaktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe që të ketë shtesa për kushte specifike të punës.

Një tjetër protestë u paralajmërua nga ta për të marten e javës që shkoi (07.11.2023), por po atë ditë Policia njoftoi se protesta është pezulluar përkohësisht. Ky vendim erdhi pasi kryeministri Albin Kurti u premtoi atyre takim zyrtar për t’i diskutuar kërkesat e tyre dhe për të gjetur një zgjidhje./Express