Më 11 qershor shënohet përvjetori i rënies së martires Besmira Enver Hajdari, e cila u vra gjatë luftës në Kosovë nga forcat serbe.
Me këtë rast, familja Hajdari ka njoftuar se do të organizohen homazhe në nderim të jetës dhe sakrificës së saj.
Aktiviteti përkujtimor do të mbahet pranë lapidarit të saj në oborrin e Shkollës Fillore “Rilindja” në Dritan (Dobroshec).
Sipas njoftimit të familjes, homazhet do të fillojnë në orën 11:00, ku familjarë, bashkëqytetarë dhe të tjerë do të kenë mundësinë të nderojnë kujtimin e martires Besmira Enver Hajdari.
