Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përmbyset autobusi me alpinistë , 10 të vdekur dhe 8 të plagosur

Një aksident i rëndë u regjistrua mëngjesin e së dielë në Iran, ku një minibus që transportonte një grup alpinistësh drejt Azerbajxhanit perëndimor u përmbys, raportojnë mediat e huaja.

Si pasojë e aksidentit të paktën 10 pasagjerë kanë humur jetën dhe 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Minibusi ishte nisur nga Tabriz, qyteti më i madh në veriperëndim të Iranit, në një lartësi prej 1351 metrash, drejt një prej fshatrave turistikë të Warzghan që ndodhet rreth 60 kilometra larg, kur u përmbys.